Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Mati 1” në kryeqytet.
Disa persona kanë mbetur të plagosur ndërsa është konfirmuar edhe një i vdekur si pasojë e plumbave të kallashnikovit.
Policia e Kosovës me të gjitha njësitet përkatëse, autoambulanca dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.
Pak çaste me parë QKUK ka njoftuar se njëri nga të plagosurit ka vdekur në QKUK, ndërsa gjendja e të plagosurve të tjerë është shumë e rëndë.