Policia jep detaje për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë: Autori është identifikuar, po ende nuk e kemi arrestuar

12:50 | 28 Janar 2023

Një plagosje ka ndodhur sot para pak minutash në Fushë Kosovë, ndërkaq Policia tashmë ndodhet në vendngjarje.

Rastin e plagosjes së dy grave e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia.

Tutje Policia thotë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Reporteri ka mësuar se i moshuari i ka dalë në pritë dy grave të cilat ishin në veturë dhe ka gjuajtur me armë zjarri ndaj tyre, duke lënë të plagosur ato.

Komento: