Policia jep detaje për plagosjen në Gjakovë: Viktima u sulmua me armë zjarri nga ish-dhëndri

08:58 | 30 Dhjetor 2023
policia-jep-detaje-per-plagosjen-ne-gjakove:-viktima-u-sulmua-me-arme-zjarri-nga-ish-dhendri

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 18:20. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga ish-dhëndri i tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, derisa i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë 29.12.2023-18:20. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull  kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport./Front Online

Komento: