Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

22:51 | 25 Tetor 2021

Plagosje në Prishtinë, flasin nga Policia.

Ka mbetur i plagosur një person në lagjen Ulpiana të Prishtinës, pas një gjuajte me armë zjarri.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij“, ka thënë ai.

Komento: