Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi sonte në Pejë

23:50 | 13 Korrik 2026

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rreth orës 22:36 policia është informuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Pirro”.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.

Komento: