Policia jep detaje për protestën e sotme: Tre policë janë lënduar lehtë

18:29 | 29 Janar 2022

Sot është mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Policia ka njoftuar se nga kjo protestë janë lënduar tre zyrtarë policorë. Lidhur me këtë rast policia ka iniciuar një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Disa nga pjesmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 29 janar 2022 – Sot rreth orës 14:00, në sheshin “Skëderbeu” në Prishtinë, një numër i konsiderueshëm personash kanë zhvilluar një aktivitet protestues.

Në përputhje me autorizimet ligjore, Policia e Kosovës ka ushtruar kompetencën e saj dhe përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta ka monitoruar situatën me qëllim të ruajtjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të rrethanave të përshtatshme dhe të sigurta për pjesëmarrësit në manifestim si dhe mbarëvajtjen e manifestimit, por pa u cenuar cilësia e jetës përpjesën tjetër qytetare, jo pjesëmarrëse.

Megjithatë, disa nga pjesmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”.

Komento: