Policia jep detaje për rrëshqitjen e dheut në lagjen ‘Arbëria’, një person dërgohet në QKUK

14:44 | 05 April 2019

Një punëtor është lënduar nga rrëshqitja e dheut qe ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Ai ka qenë duke punuar në një kanal i cili është përfshirë nga rrëshqitja e dheut.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKU dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin p e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00 është marrë i informatat për rastin. Dyshohet që përderisa ka qenë duke punuar në një kanal, pjesërisht është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Borovci.

Ekipet policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Komento: