Policia jep detaje për shpërthimin e granatës në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia jep detaje për shpërthimin e granatës në Prishtinë

15:07 | 22 Qershor 2022

Shpërthimi i granatës në Prishtinë, policia jep detaje.

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë ka shpërthyer një granatë dore. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se pasoja në njerëz nuk ka, por janë shkaktuar dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar tri vetura.

“Rreth orës 06:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes. Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Borovci për Reporteri.

Komento: