Shpërthim në Hajvali, policia jep detaje.
Mbrëmë në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një shpërthim, ndërsa ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes po vazhdon edhe sot.
Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ka knofrmuar për Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Jemi njoftuar mbrëmë rreth orës 22:30, për një shpërthim në rrugën Dëshorët e Marevcit, në Hajvali. Ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nga njësitë policore kanë vazhduar edhe sot.
Rasti është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i njëjti po hetohet nga stacioni policor jugu në Prishtinë”, tha Ahmeti.