Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në veri të vendit

12:09 | 09 Maj 2021

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur së fundi në veri të Kosovës.

Disa bjeshkatar të Kosovës morën rrugën për të ecur drejt pjesës veriore, meqë rast kanë ndalur si pasojë e disa të shtënave me armë që janë dëgjuar në atë pjesë.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Hoti deklaroi se sipas informacioneve të para të cilat kanë ishin diku rreth 40 bjeshkatar të cilët kanë ardhur me autobus në atë anë, deri në Gazivodë.

Pas kësaj të njëjtit kanë dalë nga autobusi për të bërë ecje nëpër bjeshkët e Komunës së Zubin Potokut.

“Sipas informacioneve dikush ka shtënë me armë zjarri, a ka shtënë në drejtim të tyre, apo në ajër nuk dihet ende, por si pasojë e këtyre të shtënave nuk ka asnjë person të lënduar apo të dëmtuar”, tha Hoti për lajmi.net.

Ai theksoi se bjeshkatarët në këtë rast janë kontaktuar nga Policia e Kosovës në këtë rajon, por që nuk kanë pranuar të hapin rast në Zubin Potok.

“Të njëjtit kanë pasur kontakt nga policia në kthim drejt autobusit, por që nuk kanë dashur të hapin rast në stacionin policor në Zubin Potok, me pretekstin se këtë do ta bëjnë kur të kthehen në Prishtinë”.

Komento: