Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në Gjilan

09:37 | 04 May 2020

I dëmtuar dhe pa dokumente, detaje për trupin e pajetë që u gjet në Gjilan.

Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmë rreth orës 01 e 15 në një pyll midis fshatrave Llovcë dhe Burincë të komunës së Gjilanit.

Trupi i pa jetë i personit për të cilin nuk është gjetur asnjë dokument, duke e lënë të paidentifikuar ende, është gjetur majft i dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, viktima është gjetur në një terren të papërshtatshëm malor, ndërsa trupi është shumë i dekompozuar dhe vetëm mjekësia ligjore mundet të përcaktojë shkaqet e vdekjes

“Policia e Kosovës eshtë informu mbramë rreth ores ‪01:15 se në një pyll ( terrenit i papershateshem malor) ne mes te fshatrave Llovcë dhe Burincê (Komana e Gjilanit) , afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pa jetë (trupi i dekompozuar /I demtuar -mashkull) , i cili akoma nuk është identifikuar . Njesitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.

Komento: