Policia jep detaje për zjarrin në një banesë në Ulpianë

19:09 | 28 Shkurt 2021

Zjarr në një objekt në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Zjarri ka përfshirë një objekt në rrugën “17 shkurti” në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve të cilët edhe kanë lokalizuar zjarrin.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 shkurti” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai.

Komento: