Aksidentet e trafikut janë bërë mjaftë të shpeshta në vendin tonë.
Rreth një orë më parë në Rakovinë të Gjakovës ka ndodhur një aksident tarfiku, i cili ka përfunduar me persona të lënduar.
Personat që kanë marrë lëndime në këtë aksident janë janështë rrezikut për jetë, ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga policia rajonale e Gjakovës.
Podrimaj ka dhënë detaje të këtij aksidenti.
“Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjeksorë e që sipas personelit mjeksorë gjendja e tyre për momentin është jasht rrezikut për jetë”, tha ajo.