Policia jep detaje se sa para u grabitën nën kërcënim të armës në një farmaci mbrëmë në Prishtinë

10:55 | 10 October 2021

Gjatë mbrëmjes së kaluar, lajmi.net ka publikuar pamje nga një grabitje nën kërcënimin e armës e cila ndodhi në lagjen ‘Lakrishte’ në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me rastin ku është theksuar se i dyshuari nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400 euro.

I njëjti është larguar në drejtim të panjohur, teksa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Rr. Bill Klinton , Prishtinë 09.10.2021-20:19. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një barnatore, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar poashtu është grabitur një lokal farmaceutik në Prishtinë dhe rasti është duke u hetuar nga zyrtarët policorë

Komento: