Policia jep detaje se si nëna nga Prishtina e lë të vetëm fëmijën e saj në mes të natës

09:46 | 11 Gusht 2021

Nëna nga Prishtina e lë të vetëm fëmijën e saj në mes të natës, policia jep detaje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e dyshuar, femër kosovare e ka lënë fëmijën e saj të mitur pa përkujdesje, raporton Gazeta Express.

Viktima është dërguar nga punëtorët e Qendrës për punë sociale në një shtëpi të sigurtë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Prishtinë, 09.08.2021 ─ 23:37. Raportohet se e dyshuar femër kosovarë ka lënë fëmijën e saj të mitur pa përkujdesje. Viktima nga punëtorët e QPS-së e ka dërguar në një shtëpi të sigurtë. Lidhur e rasti është njoftuar prokurori”, bëri të ditur policia.

Komento: