Policia jep detaje shtesë: Katër fëmijë u sulmuan nga qeni në Shirokë, u arrestua pronari

14:38 | 22 January 2025

Policia ka dhënë detaje të reja për rastin e sulmit të qenit ndaj nxënësve në shkollës fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës.

Në njoftimin në fjalë bëhet e ditur se është sulmuar edhe një nxënës, tjetër jo tre sa kishte thënë policia në fillim.

“Dy nxënës kanë marr lëndime nga sulmi i qenit dhe janë në shërim në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku një nxënës  femër, e lindur në vitin 2017 ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit”.

“Dy nxënës kanë marr lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit”, thuhet  në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm.

Policia ka ndihmuar nxënësit të dërgohen në urgjencë me mjekim si dhe ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ndërmarre te gjitha veprimet lidhur me rastin.

Policia ka njoftuar se është identifikuar pronari i qenit dhe është arrestuar.

Komento: