Policia jep detaje shtesë për ngjarjen e rëndë në Dardani

16:12 | 22 April 2019

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, para pak çastesh ka dhënë detaje shtesë të ngjarjes ku mbetën pa jetë tre persona

Në ora 13:20, në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur privim i trefishtë nga jeta.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, para pak çastesh ka dhënë detaje shtesë .

Kelani ka thënë se dyshohet se fillimisht personi mashkull kishte lënë pa jetë gruan e tij, më pas rejën dhe në fund edhe veten. Ai ka dhënë edhe detaje rreth moshës së viktimave.

“Nga informacionet që posedojmë, bëhet fjalë për një ngjarje të dyshimtë. Viktimat janë një person i gjinisë mashkull i vitit 1958, një grua e vitit 1959 dhe një vajzë e lindur më 1991”, ka deklaruar Kelani.

Komento: