Policia jep detaje si e ka arrestuar të dyshuarin për armëmbajtje pa leje

09:12 | 01 Tetor 2023
policia-jep-detaje-si-e-ka-arrestuar-te-dyshuarin-per-armembajtje-pa-leje

Policia në Pejë dje ka marrë informacione se në një lokal, një person ka armë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarin, i cili e kishte mbështjellë armën me një rrobë sportive dhe e kishte vendosur afër vetes mbi radiator.

Pistoleta me një karikator dhe një fishek janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Qemaila Sijarica, Vitomiricë Pejë 30.09.2023 – 23:55. Përmes rrugëve operative policia ka marr informacionin se ne një lokal është një i dyshuar i armatosur. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, policia ka identifikuar personin e dyshuar, i njëjti me një rrobë sportive e kishte mbështjellë pistoletën dhe e kishte vendosur në afërsi te vetes mbi radiator, pistoleta me një karikator dhe një fishek janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Komento: