Detajet e fundit për vdekjen e 44 vjeçares nga Gjilani, e cila ra nga ballkoni.
Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Jetën humbi 44 vjeçarja, Arzie Nuhiu nga Komuna e Gjilanit.
Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se viktima në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të ndërtesës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion.