Policia jep të dhëna, ja çfarë u gjet në makinën e Shefqet Kabashit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia jep të dhëna, ja çfarë u gjet në makinën e Shefqet Kabashit

16:59 | 22 Maj 2019

Sor në 20-vjetorin e masakrës që forcat serbe orkestruan ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës,situata ka dalë jashtë kontrollit.

Policia e Kosovës saktësisht stacioni policor në Istog ka njoftuar publikun për zbatimin e një plani operativ për siguri në perimetrin e jashtëm saktësisht tek Qendra Korrektuese në Dubravë, ku po zhvillohej ceremonia e përkujtimit të 20 vjetori të masakrës në Burgun e Dubravës.

“Në momentin e fillimit të ceremonisë rreth orës 13:30 brenda perimetrit të burgut, përderisa moderatorja ishte duke i prezantuar mysafiret pjesëmarrës, shtetasi Shefqet Kabashi (m./K./sh.) ka prishur rendin dhe qetësinë publike në ketë ceremoni. Oficerët korrektues kanë intervenuar dhe e kanë larguar të dyshuarin e lartcekur nga vendi ku po mbahej ceremonia si dhe disa persona tjerë që ishin bashkë me të, duke i dërguar ata jashtë perimetrit ku gjendeshin zyrtarët policor të Policisë Kosovës të cilët pastaj i kanë arrestuar pesë personat e dyshuar”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u theksua se në automjetin e të dyshuarit është gjetur një armë zjarri (pistoletë) të cilën e posedonte pa leje dhe arma është konfiskuar. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në stacionin policor Istog.

“Prokurori i shtetit është informuar dhe ka udhëzuar që të hapen rastet: ‘ Mbajtje në pronësi, kontrolle, posedim i pa autorizuar i armës’ dhe ‘Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike’, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit i dyshuari Shefqet Kabashi është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet tutje nga Policia e Kosovës.

Komento: