Policia ka dalë për të pritur Pacollin në aeroport

18:10 | 30 Prill 2020

Policia e kosovës po e pret kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli në hyrje të Aeroportit të Prishtinës,

Ministria e Infrstrukturës i ka konfirmuar Expressit se Pacollit ka pasur të aterojë në orën 17:30.

Ai ka fluturuar nga Aeroporti i Tiranës.

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Komento: