“Policia ka kontrolluar letërnjoftimet e pjesëmarrësve në “provën” e protestës së VV-së”

22:08 | 14 Maj 2020

Sveçla ka thënë se Policia ka kontrolluar letërnjoftimet e pjesëmarrësve në “provën” e protestës së VV-së.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla, ka thënë se për të ashtuquajturën provë për protestë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendose ka verifikuar letërnjoftimet e pjesëmarrësve.

“Unë mund të them se ka pasur edhe skena në televizion, policia duke verifikuar numrin e parafundit. Policia ka verifikuar letërnjoftimet e qytetarëve në test protestë. Nuk ka qenë organizim i Lëvizjes Vetëvendosjes”, ka thënë Sveçla.

Deklarata e Sveçlës vjen pasi drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ditë më parë ka thënë se protesta nuk ka qenë e lajmëruar.

Komento: