Policia kap dy gra nga Somalia pranë kufirit Kosovë-Shqipëri

11:05 | 23 Korrik 2026
policia-kap-dy-gra-nga-somalia-prane-kufirit-kosove-shqiperi

Dy shtetase të Somalisë janë ndaluar nga autoritetet kosovare pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Kosovë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 23:10, në afërsi të pikës së vjetër kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë intervistimit, dy gratë kanë deklaruar se e kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Sipas dyshimeve fillestare, ato janë kontrabanduar deri në afërsi të kufirit nga persona të tjerë.

“PKK Kosovë Shqipëri, 22.07.2026 – 23:10. Në afërsi të pikës së vjetër kufitare janë hasur dy femra shtetase të Somalisë të cilat gjatë intervistimit kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin Shqipëri Kosovë në mënyrë ilegale. Dyshohet se janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.

Komento: