Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Prizrenit/Dragash të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, përcjell ORAinfo.
“Rreth orës 01:30 është identifikuar dhe ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’rast pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz janë arrestuar dy persona nën dyshimin për “trafikim me njerëz”, si dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit (të gjitha femra/shqiptare/kosovare)”, thuhet në raportin e Policisë.
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë.
Viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla, thuhet në komunikatën për media.