Policia kapin përsonin që para tri javësh iku nga stacioni policor në Suharekë

18:38 | 13 Nëntor 2022

Para tri javësh iku nga stacioni policor në Suharekë, policët e kapin sot.

Hetuesit e policisë në Suharekë e kanë kapur sot një të dyshuar, i cili para tri javësh kishte ikur nga stacioni i Policisë atje.

Sipas Policisë, i dyshuari Xh. G. 51-vjeçar, u kap pasi Policia kishte marrë informatë për lokacionin se ku gjendej. Ai ishte lokalizuar, arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit, sipas urdhër arrestit të gjykatës.

“Për përkujtim i dyshuari lartpërmendur me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës. Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin. Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë”, thuhet në njoftim.

“Policia janë vënë në kërkim të tij , ndërsa sot me datë 13.11.2022 është gjet dhe është arrestuar, është intervistuar për dyshimin se ka kryer V. P të paraparë si në Neni 397 Arratisja e personit të privuar nga liria të KPK-së (Kodi. Nr. 06/L-074), dhe se pas intervistimit i pandehuri në fjalë është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, ka njoftuar Policia.

Komento: