Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për vendndodhjen e dy të dyshuarve për vrasje në tentativë

19:33 | 27 Mars 2024
policia-kerkon-bashkepunim-nga-qytetaret-per-vendndodhjen-e-dy-te-dyshuarve-per-vrasje-ne-tentative

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e dy personave, të dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Personat e dyshuar sipas Policisë janë: Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Kushdo që ka çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendit të ndodhjes së personave të dyshuar mund të kontaktojë në:

E-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192

Komento: