Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi që vjedhi në një xhami të Rahovecit

15:38 | 23 January 2025
policia-kerkon-ndihme-ne-kapjen-e-nje-personi-qe-vjedhi-ne-nje-xhami-te-rahovecit

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për caktimin e identitetit e një të dyshuari për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rasti ka ndodhur në një xhami në qytetin e Rahovecit, me datë 07.12.2024, ku i dyshuari ka hyrë në objektin fetar, dhe duke përdor mjete të forta dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e objektit fetar, para të cilat besimtarët i kishin lënë në baza vullnetare.

“Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec, në bashkëpunim me njësitë tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative”.

“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, apo përmes numrave të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Komento: