Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 61-vjeçarit nga Gjilani

13:49 | 02 Korrik 2024
policia-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-61-vjecarit-nga-gjilani

Policia ka kërkuar ndihmë për gjetjen e 61-vjeçarit nga Gjilani, i cili është raportuar i zhdukur.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ai më datën 27 të muajit të kaluar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 27.06.2024 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri më tani”, ka thënë policia.

Komento: