Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi në veri, ia publikon fotot

17:10 | 02 Korrik 2024
policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-dhe-arrestimin-e-nje-personi-ne-veri,-ia-publikon-fotot

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi në veri, që është shpallur në kërkim.

Në njoftim thuhet se ai dyshohet për implikim në veprimtari penale, por nuk specifikohet vepra.

“Policia e Kosovës, (DRP Mitrovicë Veri), mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, paraqet fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprimtari penale. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë, ku janë publikuar edhe disa fotografi ku shihet i njëjti.

v

Komento: