Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje

10:33 | 12 Mars 2024
policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-arrestimin-e-te-dyshuarit-per-vjedhje

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë, për identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit, i njëjti kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes, të raportuar në nëntor të vitit 2023.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Qytetarët janë lutur që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

Komento: