Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

13:37 | 05 Tetor 2026

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave që shihen në fotografi, të cilët dyshohen për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Graçanicë, me autorizim të Prokurorisë kompetente, ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për sigurimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Policia ka bërë të ditur se çdo qytetar që posedon informacione lidhur me identitetin apo vendndodhjen e tyre mund të kontaktojë Policinë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

Policia ka apeluar te qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Komento: