Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të riu

10:40 | 25 Shkurt 2026
policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-nje-te-riu

Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të ri në kryeqytet.

Në njoftimin e lëshuar për media, nuk bëhet e ditur se përse po kërkohet identifikimi i personit në fotografi.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:[email protected]”.

Komento: