Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar këtë person, kërkohet për asgjësim apo dëmtim të pasurisë

12:21 | 19 Tetor 2026

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person që po kërkohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Policia tha se ka marrë autorizimin prokurorial për të publikuar fotografinë e personit.

“Kërkesë për bashkëpunim. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë””, thuhet në kërkesën e publikuar në faqen e Policisë së Kosovës në Facebook.

Ata që kanë informacione, u lutën ta kontaktojnë Policinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”.

Komento: