Policia konfirmon shpërthimin në Prishtinë

21:38 | 26 November 2024
policia-konfirmon-shperthimin-ne-prishtine

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur në një kolegj privat në Prishtinë.

Ahmeti thotë se nga shpërthimi është lënduar një person, i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor.

”Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpëethimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Policia në koordinim me prokjrorinë po kryejn veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje” tha zëdhënësja Ahmeti për FrontOnline.

Komento: