Policia konfirmon therjen me thikë në Mitrovicë, një person i lënduar

14:26 | 10 Korrik 2025
Policia konfirmon therjen me thikë në Mitrovicë, një person i lënduar

Policia e Kosovës ka konfirmuar një incident me thikë të ndodhur sot në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, bëri të ditur se rreth orës 11:45 është pranuar një informatë për një person të lënduar.

“Sipas të dhënave fillestare, viktima – mashkull kosovar – ka kërkuar trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, tha Zaiti.

Rasti në hetim nga policia!./Gazeta10

Komento: