Një vajzë 15-vjeçare nga Kaçaniku është zhdukur që nga e premtja.
Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
“Policia është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës së zhdukur!”, tha Shabani teksa tregoi që s’ka më shumë informacione për zhdukjen e vajzës me emrin Melisa Krasniqi.
Ndërkohë për zhdukjen e saj ka reaguar edhe këngëtari, Labinot Tahiri i cili ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në rastë se e shohin atë.
“Melisa Krasniqi 13 vjeqare nga komuna e Kaçanikut, ështê zhdukur që nga dita e premte! Familja ka kerkuar që ta publikojë rastin, e po asshtu ju lutemi mediave që ta bējnë këtë lajm mê të bujshëm përshkak se gjithçka po ecën nga dale”, ka shkruar Tahiri në Facebook.