Policia konfiskoi afër 8 mijë vetura për 10 muaj

15:07 | 18 November 2019

Konfiskimi i veturave nga Policia, shifrat nga regjionet.

Policia e Kosovës që nga janari deri në muajin tetor ka konfiskuar gjithsej 7 mijë e 725 automjete.

Kjo gjë u bë e ditur për Indeksonline nga Zyra për Informim e PK-së.

Numri më i madh i konfiskimeve gjatë kësaj periudhe është bërë në kryeqytet, 2 mijë e 805 vetura u konfiskuan në Prishtinë, 1 mijë e 200 të tjera në Mitrovicën e Jugut, 1 mijë e 145 në Prizren, 950 në Ferizaj, 846 vetura të tjera në Pejë, 626 në qytetin e Gjakovës, 148 në Gjilan dhe pesë në Mitrovicën veriore.

Në të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar u konfiskuan gjithsej 8 mijë e 624 automjete.

Policia numrin më të madh të veturave të konfiskuara e pati në Prishtinë, 2 mijë, 626 në qytetin e Prizrenit me 1 mijë e 646, në Ferizaj u konfiskuan 1 mijë e 434 vetura, në Mitrovicën jugore 1 mijë e 364, në Pejë u konfiskuan 1 mijë e 22 vetura, 404 automjete u konfiskuan në Gjakovë, kurse 111 në Gjilan.

Në Mitrovicën e Veriut pati numër më të vogël të konfiskime, përgjatë këtyre muajve u arrit të konfiskohen vetëm 17 makinë.

Konfiskimi i të gjitha këtyre veturave u bë për shkaqe nga më të ndryshmet, por që ky trend vazhdon edhe tani në muajt e fundit të këtij viti.

Komento: