Konfiskohen armë e municion në Pejë, ndalohet një i dyshuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë e municion në Pejë.
Të enjtën rreth orës 22:30, nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar vetura me targa vendore, pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit në këtë veturë Policia ka hasur në armë të cilat janë konfiskuar:
• 1 (një) arme automatike AK 47
• 1 (një) karikator i armës AK 47
• 1 (një) armë automatike e tipit Zig Zauer
• 1 (një) karikator i armës Zig Zauer
• 1 (një) dylbi e armës Zig Zauer
• 4 (katër) fishek të kalibrit 7.62mm
• 1 (një) sprej OC
3 (tre) personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit 2 (dy) nga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48- orë.