Policia konfiskon armë dhe municion në Pejë

10:45 | 18 Qershor 2024
policia-konfiskon-arme-dhe-municion-ne-peje

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zoraki me një karikator, një shufër metalike dhe një elektroshok.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe 120 copë fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: