Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

11:26 | 22 Gusht 2023
policia-konfiskon-nje-arme-zjarri-ne-skenderaj

Policia ka njoftuar se mbrëmë kanë konfiskuar një armë zjarri te një person në Skenderaj.

“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “ Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari J.SH., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.”

Konfiskimi i armës, sipas policisë, është bërë mbi dyshime të bazuara që dje me datën 21 gusht 2023 në orët e mbrëmjes në fshatin Llaushë, në shtëpinë e të dyshuarit J.SH., 38 vjeçar, kishte aheng dhe kishte pasur të shtëna, ku në vend të ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Komento: