Në Dreanas është konfiskuar një sasi mishi.
Inspektorët e Komunës së Drenasit, ne bashkëpunim me Policinë e Drenasit, të premten kanë konfiskuar produkte të mishit të cilat ishin duke u transportuar në mënyrë ilegale dhe në kushte jo adekuate e higjienike dhe pa dokumentacion të duhur të prejardhjes dhe transportit.
Me këtë rast, janë marr të gjitha masat ligjore ndaj transportuesit i cili ishte kombi-bus për transport të udhëtareve dhe kishte shfrytëzuar automjetin e tij në mënyrë ilegale për transport të produkteve ushqimore.
Drejtoria e Inspekcionit është duke bërë inspektime të vazhdueshme për të rritur sigurinë e përdorimit të produkteve ushqimore në subjektet afariste-hoteliere gjatë sezonit veror për të mirën e qytetarët e Komunës së Drenasit.
Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me inspektorët komunal dhe policinë që nëse hasin në një dukuri të tillë, të lajmërojnë organet përkatëse.