Policia kontakton vëllain e të dyshuarës, pritet identifikimi i viktimës dhe zbardhja e rastit

21:35 | 22 Mars 2026

Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e rëndë në Majac, ku Policia ka arritur të vendosë kontakt me vëllain e të dyshuarës.

Sipas informacioneve, ai pritet të ndihmojë në identifikimin e viktimës që ka humbur jetën, e cila deri më tani rezulton pa dokumente identifikimi.

Po ashtu, nga dëshmia e tij pritet të sigurohen informata shtesë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar intensivisht, ndërsa autoritetet janë duke mbledhur prova dhe dëshmi për të ndriçuar motivin dhe dinamikën e rastit. /Sinajli

Komento: