Policia kryen bastisje në Zubin Potok, sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave

17:54 | 29 Nëntor 2023
policia-kryen-bastisje-ne-zubin-potok,-sekuestron-pajisje-per-prodhimin-e-kriptovalutave

Policia e Kosovës ka bastisur sot një shtëpi në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, ku ka gjetur dhe sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar Zv.Drejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, nga kjo bastisje nuk ka të arrestuar.

“Janë kryer dy bastisje.  Një në një shtëpi në Uglarë të Zubin Potokut dhe një Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani./Front Online

Komento: