Policia maqedonase prangos edhe një kosovar

14:14 | 27 August 2019

44-vjeçari H.A. nga Kosova është prangosur nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Prangosja e tij është bërë dje në ora 7:35 në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për arr est.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish-pjesëtar të UÇK-së që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër.

Kohë më parë autoritetet maqedonase patën prangosur ish-pjesëtarin e UÇK-së Tomor Morina, me kërkesë të Interpolit serb.
Ai është liruar më vonë dhe nuk është ekstraduar në Serbi siç kishte kërkuar Beogradi.

Komento: