Policia mbyll disa lokale te ‘Lesna’, 16 persona arrestohen

23:05 | 23 Janar 2019

Disa lokale janë mbyllur nga Inspektorati Komunal i Prishtinës pas aksionit të forcave speciale të Policisë në lokalet te kompleksi “Lesna”, në qendër të Prishtinës. Ndërsa 16 persona janë shoqërur në polici.

Mësohet se gjatë operacionit janë gjetur qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Në këtë operacion të gjerë, i cili ka nisur para rreth një ore janë përfshirë njësi të shumta të Policisë Rajonale të Prishtinës.

Siç tha drejtori i Policisë Rajonale të Prishtinës, Rexhep Sijarina, ky operacion është ndërmarrë me urdhëresë të Gjykatës.

“Operacioni ka të bëjë me dyshimet për përdorim të narkotikëve, shitblerje të narkotikëve dhe kërkim të personave të dyshuar në kërkim”, tha Sijarina për kallxo.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka treguar se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshm. Sipas tij deri me tani 16 persona janë shoqëruar në polici.

Komento: