Policia me aksion në veri, kapen gra*nata, municion e pajisje ushtarake

21:38 | 17 January 2025

Sot më 17 janar 2024, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në qytetin e Mitrovicës Veriore, pas marrjes së informacioneve mbi dyshime për prani të mjeteve të rrezikshme.

Njësitet policore, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë kryer një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përkatëse të saj, ku janë gjetur dhe konfiskuar: Katër granata dore (M79), tetë maska gazi me filtra dhe dy filtra rezervë, municione të ndryshme, përfshirë 15 fishekë 7.9mm dhe 99 fishekë për armë gjahu, pajisje optike për snajper dhe pajisje për pastrim të armëve, kartela grafike (RIG) për prodhimin e kriptovalutave, të sekuestruara nga Dogana e Kosovës.

Gjithashtu, janë gjetur edhe pajisje shtesë si busulla ushtarake, drita rotative për automjete, telefona, SIM karta dhe një maicë me mbishkrime të dyshimta.

Një person është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku në praninë e avokatit mbrojtës ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

“Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B )  viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku  në prezencën  avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar për Telegrafin shefi i operativës së policisë për rajonin e veriut Petrit Fejza.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës thekson se ky operacion tregon përkushtimin për ruajtjen e sigurisë publike dhe i bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të kontribuar në sigurinë e përbashkët.

Komento: