Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

22:33 | 03 Maj 2024
policia-me-apel-per-qytetaret:-kujdes-nga-mashtrimi-permes-investimeve-te-dyshuara-online

Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo duke synuar që të gjejnë një viktimë të radhës, që mund të jetë secili prej nesh.

Sipas Policisë, viktima të krimit kibernetik mund të jenë të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe pasojat në shumë raste mund të jenë mjaft të mëdha si në aspektin psikologjik, fizik por edhe në aspektin material.

“Së fundi, keqbërësit kibernetikë janë duke aplikuar një formë mashtrimi përmes së cilës i joshin përdoruesit e internetit që të investojnë në platforma të ndryshme online”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Më tej Policia thotë se ”kjo formë e mashtrimit përfshin investimin në kinse kriptovaluta përmes platformave të ndryshme fiktive që dyshohen se janë skema piramidale. Me qëllim që të minimizojmë kërcënimet kibernetike dhe qytetarët të mos bien viktimë e tyre, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes nga investime në platforma të panjohura të internetit”.

-Policia ka publikuar disa metoda të cilat përdoren nga keqbërësit për të joshur viktimat të investojnë në skema mashtrimi përmes internetit:

Komento: