Policia me fushatë “Thuaj jo drogës”

16:08 | 09 January 2025
policia-me-fushate-“thuaj-jo-droges”

Policia e stacionit në Shtime ka nisur një fushatë vetëdijësuese në kuadër të projektit “Thuaj Jo Drogës,” duke shpërndarë fletushka informuese në qytetin e Shtimes.

Në njoftimin e policisë thuhet se pritet të bëhet parandalimi i përdorimit të substancave narkotike.

“Ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të substancave narkotike dhe tregon përkushtimin e institucioneve  për të parandaluar dhe luftuar fenomenet negative në komunitet, duke i orientuar qytetarët drejt një jete të shëndetshme dhe pa ndikim nga droga”, thuhet në njoftim.

Komento: