Policia me njoftim zyrtar në lidhje me vdekjen e 50 vjeçarit nga goditja e trenit në Pejë

10:32 | 01 March 2019

Policia jep detaje shtesë për vdekjen e 50 vjeçarit nga goditja e trenit në Pejë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur në Pejë ku një tren ka goditur për vdekje një këmbësor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 05:42 të mëngjesit, raporton lajmi.net.“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 01.03.2019 rreth orës 05:42 është informuar për një rast i cili ka ndodhur në Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve”, thuhet nën njoftim.

“Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, S.L. m/k/sh i lindur (1968)”, bëhet e ditur tutje.Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Instituti i mjekësisë ligjore (IML) dhe nga këta të fundit është tërhequr trupi i pajetë për obduksion.Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.Lidhur me detajet tjera do të informoheni me kohë.

Komento: