
Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të veçanta operative dhe parandaluese për të garantuar mbarëvajtjen e qetë dhe festive të aktiviteteve që shënojnë këtë ditë të rëndësishme shtetërore.
Sipas planit të veçantë operativ, aktivitetet për Ditën e Pavarësisë do të zhvillohen nga data 16.02.2026 deri më 17 shkurt, në përputhje me agjendën shtetërore.
Ndër ngjarjet kryesore përfshihet edhe parakalimi i Forca e Sigurisë së Kosovës dhe i Policisë së Kosovës.
Qëllimet kryesore të planifikimit operativ policor: Mbajtja e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbatimi i ligjit; Shtimi i masave të sigurisë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; Ofrimi i sigurisë së shtuar para, gjatë dhe pas aktiviteteve zyrtare; Rritja e nivelit të përgjegjësisë policore në monitorim dhe reagim, në përputhje me zhvillimet në terren.
Ndërprerje të përkohshme të trafikut në Prishtinë
Bazuar në agjendën shtetërore dhe organizimin e parakalimit, nga ora 07:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore të Prishtina, konkretisht në: Rruga “Fehmi Agani”, Rruga “Luan Haradinaj”, Rruga “Kostra Novakoviq”, Rruga “Tiranës” – segmenti te hekurudha (një korsi në kthim)
Rruga “Robert Doll” (një korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve të PK-së dhe FSK-së)
Policia apelon te qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shmangin këto rrugë gjatë kohës së aktiviteteve dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative. /